Librari
Po shfaqen 1–24 nga 2001 përfundime gjithsej
-
HISTORI, LIBRA, Librari
Shpikja e mesjetes
Medievistika shqiptare mund të ndahet në tre faza, duke marrë shkas nga pohimi i Arkilokut, “dhelpra di shumë gjëra, por iriqi di një të madhe”, të cilin filozofi Isaiah Berlin e përdori në mënyrë figurative në esenë “Iriqi dhe dhelpra” për t’i grupuar mendimtarët në kategorinë e atyre që orbitojnë rreth një vizioni apo sistemi qendror dhe të atyre që ndjekin shumë objektiva, nganjëherë edhe kontradiktore.
Gjysma e parë e shek. XX, meqënëse ka zhvillime pluraliste, me kontradikta, objektiva e përfundime të ndryshme, përkon me “fazën e dhelprës”. Gjysma e dytë e të njëjtit shekull, deri në rënien e regjimit, meqënëse zhvillohet sipas një modeli qendror të standardizuar, i ngurtë deri në masën e të vetmit të toleruar, përkon me “fazën e iriqit”.
Periudha aktuale – jashtë dualizmit të Berlinit, por brenda të njëjtit arsyetim figurativ – meqënëse zhvillohet në kushte pluralizmi ku njëkohësisht nuk hiqet dorë nga ngrutësia e një model – standardi ose nga pretendimi se riinterpretimi, i prezantuar si shtresë makijazhi, duhet të jetë standardi i ri dhe i vetëm, është “faza e kameleonit”: hapësirë e reduktuar (ushqimi), një aftësi e vetme, por me trajta të ndryshme kromatike (sipërfaqësore).
Autori: Doan Dani
Faqe: 534
Viti:2016
SKU: PM_YBI5MWC6 -
LIBRA, Librari, PARAPSIKOLOGJI
Shetitje ne hene me Ajnshtajnin
“Shëtitje në hënë me Ajnshtajnin” merr nga zbulimet më të fundit, nga një histori e papritur e memories dhe nga teknika të mentalistëve për të transformuar kuptimin tonë të të mbajturit mend. Përmes odisesë së tij të jashtëzakonshme, ne fitojmë një vlerësim të thellë për një dhuratë të cilën të gjithë e zotërojmë, por që shpeshherë e harrojmë.
Autori: Joshua Foer
Faqe: 298
Viti : 2020
SKU: PM_FVV5WIS2 -
LIBRA, Librari, PARAPSIKOLOGJI
101 Arsye përse femrat arsyetojnë me tru dhe meshkujt me…
Nëse mendoni se për të shpjeguar gjithçka mjafton teoria që meshkujt vijnë nga Marsi dhe femrat nga Afërdita, do ju duhet ta mendoni sërish. 101 arsye se përse femrat arsyetojnë me tru dhe meshkujt me…
Vendi më i përbashkët dhe i abuzuar: femrat mendojnë, përpunojnë, reflektojnë, analizojnë (me pak fjalë, ndërtojnë një mal me paranoja) ndërkohë që meshkujt ndjekin instinktin (janë më kafshërorë). -Viti I botimit: 2015 -Faqe:247 – Autori:Eva ClesisSKU: PM_41ZT3G15