FILOZOFI
Po shfaqet përfundimi i vetëm
-
FILOZOFI, LIBRA, Librari
Mashtrimi – Evulucion
Mbi librin Bibla paralajmëron në mënyrë profetike se në ditët e fundit do të dalin shumë mësues të rremë të cilët do t’u paraqiten njerëzve me gënjeshtra shkatërruese. Qëllimi i tyre është ta zhvleftësojnë Të Vërtetën e Zotit dhe t’i shfrytëzojnë besimtarët duke u treguar histori të gënjeshtra dhe mashtrime. Një mallkim i tillë ndodhet mes nesh. E ka emrin Evolucion. Sot, shumë njerëz të rëndomtë, predikues dhe arsimtarë të krishterë janë të pafuqishëm në paraqitjen e Ungjillit. Ata e kanë mohuar Zanafillën, themelin e doktrinës biblike, dhe i kanë besuar mitit të shekullit të njëzetë rreth origjinave, Evolucionit. Nëse ju besoni se Zanafilla nuk është e rëndësishme në paraqitjen e Ungjillit, ky libër është për ju.Nëse ju besoni se ajo që besoni rreth Zanafillës nuk ndikon në ju personalisht, ky libër është për ju.Nëse ju besoni se Evolucioni mund të përputhet me Biblën, ky libër është për ju.Nëse jeni një i krishterë dëshmues që kërkon t’ia sjellë Ungjillin një bote që po shket shpirtërisht, ky libër është për ju. Ken Ham është shumë i njohur për mesazhin e tij për rëndësinë e krijimit dhe të Zanafillës. Ky libër i këndshëm dhe i lehtë për t’u lexuar i bën njerëzit të shohin efektet e këqija të evolucionit në shoqërinë e sotme.
Autori:Ken Ham
Faqe:155SKU: PM_AZO657K4