Xheni Fillds ishte feminist.Ajo është infermiere, s’ka asnjë fije interesi ndaj burrave, e megjithatë, dëshiron të bëhet nënë. Një ushtar i plagosur, shtruar në spitalin ku punon ajo, do të bëhet “preja” dhe “dhuruesi i spermës” për djalin e ardhshëm të paligjshëm të Xhenit, Garpin. Këtu merr udhë historia e jetës dhe e vdekjes së një nëne të famshme dhe birit të saj,bota e tyre përshkohet nga ekstremet seksuale – madje dhe nga vrasjet seksuale. Xheni Fillds është “delja e zezë” e një familjeje aristokrate nga New England; pothuajse rastësisht, ajo bëhet kreu i lëvizjes feministe, në një kohë kur feminizmi as që njihej. I biri, T.S. Garp ka ambicie të mëdha për një karrierë letrare, nga ana tjetër është shumë më i përkushtuar pas së shoqes dhe të bijve. Irving, përmes zërit të Garpit, thotë: “…Puna e një shkrimtari është që të përfytyrojë çdo gjë në mënyrë krejt intime dhe personale, saqë fiction-i, sendërgjimi i historisë të dalë po aq i gjallë sa dhe kujtimet tona vetjake”.
Viti: 2016
Faqe: 580
Autori: John Irving
Nuk ka ende komente.