Që kur erdhën në pushtet talebanët, jeta e Mosheen dhe gruas së tij të bukur, Zunaira, filloi të shkatërrohej gradualisht. Ëndrra e Mosheen për tu bërë diplomat u përmbys si dhe Zunaira nuk mund të shfaqej më rrugëve të Kabulit e pambuluar siç bënte më përpara. Atiqi është roje burgu për të dënuarit me vdekje; errësira e burgut dhe fatkeqësia e punës kanë depërtuar në shpirtin e tij. Gruaja e Atiqit, Musarrati, vuan nga një sëmundje që asnjë mjek nuk mund ta kurojë. Edhe pse, jeta e këtyre katër njerëz është gati për t’u ndërthurur në mënyrë të pashpjegueshme, me anë të vdekjes dhe burgimit historia flet për pasionin dhe vetësakrificën e jashtëzakonshme. “Dallëndyshet e Kabulit”, është një roman befasues dhe elegjiak që tregon luftën e katër njerëzve për të qëndruar njerëzor, në një vend ku kënaqësia është mëkat vdekjeprurës dhe vdekja është bërë rutinë. -Viti I botimit: 2009 -Faqe:208 – Autori:Yasmina Khadra
Nuk ka ende komente.