Pas më shumë se 30 vitesh martese, Uillson Ljuis, dhëndëri i Eli dhe Noah Kalun është i detyruar të pranojë se romanca e martesës së tij është venitur. I dëshpëruar për të fituar përsëri zemrën e gruas së tij, Xhejnit, ai duhet të zbulojë se si të dashurohet me të përsëri. Pavarësisht shembullit të mrekullueshëm të martesës së Elit dhe Noas, Uillsoni është një mashkull që nuk është në gjendje t'i shprehë lehtë emocionet: Duke qenë një agjent i suksesshëm pronash, i ka siguruar një jetë shumë të mirë familjes, por me afrimin e martesës së vajzës së tij, është i detyruar të përballet me faktin se ai dhe Xhejni tashmë janë larguar nga njëri-tjetri dhe pyet veten nëse ajo e dashuron ende, sadopak. Uillsoni është i sigurtë për një gjë dashuria për gruan e tij vetëm është thelluar dhe rritur gjatë viteve. Tani, duke përdorur si udhërrëfyes kujtimet e mrekullueshme të dashurisë 50 vjeçare të të afërmve të tij, Uillsoni po përpiqet të gjejë rrugën për t'u kthyer në zemrën e gruas që adhuron. Viti: 2012 Faqe: 330 Autori: NICHOLAS SPARKS Zhanri: Romancë / Romance
Peshë | 0.8 kg |
---|---|
Lloji | |
Koha e dërgesës | |
Shteti | |
Prodhuesi |
"*" indicates required fields
"*" indicates required fields