Pllakë me këmbë për prerje dhe servim të ushqimit. Pllaka për prerje të ushqimit është perfekte për prerje, përgaditje dhe servim të ushqimit. Pllaka është e prodhuar nga materiali i qëndrueshëm i fibrave të drurit të bambusë i çertifikuar sipas standardit FSC®, me ngjyrë natyrale, e lyer me vaj BIOFA i cili mbron pllakën nga depërtimi i lëngut të ushqimit. Përmban kanalin rreth saj në mënyrë që lëngu i ushqimit të mos rrjedh jashtë pllakës.
Dizajni natyral i pllakës e zbukuron tavolinën tuaj duke i dhënë një pamje unike.
Dimensionet: 54 x 28 x 4.3 cm (gjatësia, gjerësia, trashësia).
Gjatë prerjes së ushqimit në këtë pllakë i ruani thikat tuaja nga topitja e tehut falë sipërfaqes së butë të saj.
Mirëmbajtja është shumë e lehtë sepse pas përdorimit vetëm pastrohen me pak ujë me shampon dhe është e gatshme për përdorimin e rradhës.