Ditari i prof. Rexhep Qosjes është një histori e Kosovës në radhë të parë, por edhe e Shqipërisë, në të vërtetë një histori e brendshme e jetës kombëtare, kulturore e politike të popullit shqiptar. Për nga gjerësia e materialit që trajtohet dhe e përmbajtjes së tij, çështjeve, ideve, politikave dhe personazheve të trajtuara, Ditari i prof. Rexhep Qosjes ka karakter enciklopedik dhe mund të konsiderohet si histori e shqiptarëve e pesëdhjetë vjetëve të fundit. Ai do të jetë një vepër monumentale për nga vëllimi, cilësia dhe rëndësia e trajtimit të ngjarjeve për gjysmë shekulli duke mbetur një dëshmitar referues i rëndësishëm në kohë të vrullshme e historike të botës shqiptare në tre dekadat e fundit të shekullit të kaluar dhe fillimin fatlum të shekullit të ri.
-Viti I botimit: 2014 -Faqe:448 - Autori:Rexhep Qosja
Peshë | 0.8 kg |
---|---|
Modeli | |
Lloji | |
Koha e dërgesës | |
Shteti | |
Prodhuesi |
Nuk ka ende komente
"*" indicates required fields
"*" indicates required fields