Më 1940 Gjermania pushtoi Holandën dhe filloi menjëherë zbatimi i ligjeve antihebraike. Babai i Ana Frankut, i frikësuar për familjen, ra në ujdi me bashkëpunëtorët e biznesit të tij për ta vazhduar punën në një vend të fshehtë, derisa të përfundonte lufta. Ata shpresonin se lufta do të përfundonte shpejt, por nuk ndodhi ashtu. Iu desh të qëndronin për më shumë se dy vjet radhazi në vendin ku fshiheshin. Disa muaj përpara se familja Frank të fillonte të fshihej, Anës i dhuruan për ditëlindje një ditar. Ajo e quajti ditarin e saj Kiti dhe shkruante në të gjithçka i ndodhte asaj dhe familjes. -Viti I botimit: 2004 -Faqe: 308 -Autori: Anne Frank
Nuk ka ende komente.