Konflikti i Kosovës 1997-2001 është një vepër dokumentare-historike shumë e rëndësishme, e para, për të parë dhe për të kuptuar edhe prej një ane si është bërë lufta politike e diplomatike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në çfarë vështirësish dhe me çfarë pengesash është ballafaquar ajo këtu, në Ballkan dhe në botë dhe e dyta, për të shkruar objektivisht, siç është në të vërtetë, historinë e asaj lufte, sidomos, gjatë viteve që mbulohen me shënime në këtë ditar. As dhjetë vjet pas çlirimit të Kosovës prej pushtimit serb ne nuk mund të themi se e kemi shkruar apo se po e shkruajmë shkencërisht, objektivisht, historinë e lëvizjes për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, qoftë madje as të katër viteve vendimtare për të. Po botohen artikuj, fejtone, kujtime, tekste shkollore, po bëhen filma dokumentarë, por në shumicën e tyre shpjegimet dhe vlerësimet në masë të madhe janë të përcaktuara prej përkatësive partiake a përkatësive të tjera të ngushta të autorëve të tyre. -Viti I botimit: 2009 -Faqe:448 - Autori:Paskal Milo
Peshë | 0.8 kg |
---|---|
Modeli | |
Lloji | |
Koha e dërgesës | |
Shteti | |
Prodhuesi |
Nuk ka ende komente
"*" indicates required fields
"*" indicates required fields