Udhëtimi i Don Kishotit nuk është një udhëtim hapësinor, bën pjesë në udhëtimin e brendshëm të njerëzimit. Kjo ndodh në kohën e udhëtimeve të mëdha, siç është udhëtimi më i famshëm dhe më me bujë i historisë së njerëzimit: zbulimi i Amerikës. Nuk mund të ketë, është e pamundur që në histori të ketë një zbulim më të madh se ky. Bota, toka, globi tokësor u dyfishua. Por ka ndodhur diçka e habitshme: ky zbulim kaq i madh nuk la gjurmë në letërsinë botërore. Domethënë, nuk i pasuroi faqet e saj. Megjithatë, udhëtimi i një marroku nga një fshat i Spanjës në një fshat tjetër të Spanjës, një udhëtim që nuk kishte pikë rëndësie për njerëzimin, që nuk i ka sjellë atij asgjë dhe që, ndoshta, as që ka ndodhur fare, i jep njerëzimit një nga kryeveprat më të mëdha letrare. A është kjo një kundërshti apo është në logjikën e gjërave? Unë besoj se nuk është kundërshti. Gjithmonë, kur kanë ndodhur zbulime në botë, zbulime të mëdha, është shtruar ideja se këto zbulime do ta transformonin letërsinë.
-Viti I botimit: 2014 -Faqe:655 – Autori:Miguel De Cervantes
Nuk ka ende komente.