Romani tregon se si“tjetri”nuk është thjesht një i njohur apo një fqinj,“tjetri”mund të jetë çdokush,edhe një komb i tërë,në përpjekje për t'u çliruar nga kthetrat e çnjerëzores.“Dora tjetër” është rrëfimi me dy zëra i jetëve të ndërthurura të një refugjateje nigeriane dhe një kryeredaktoreje të një reviste britanike.Bletëza,refugjatja nigeriane, sapo ka dalë nga qendra e paraburgimit për imigrantët e paligjshëm,ku ka jetuar në kushte të vështira për dy vjet.E vetmuar në një vend të huaj,pa miq,pa para,ajo vendos të kërkojë mbështetjen e së vetmes vendase që njeh.Sara është një nënë e re moderne,kryeredaktore,një fragment i së kaluarës të së cilës lidhet me Bletëzën.Para disa vitesh ato janë takuar,rastësisht,në një plazh në Nigeri,ku Sara po kalonte pushimet me të shoqin,në një përpjekje për të shpëtuar martesën e tyre.Ajo që ndodhi në atë plazh,jo vetëm i shkatërroi përfundimisht,por shndërrohet në një makth që kthehet në jetën e tyre papritur,në çastin kur Bletëza i merr në telefon.
-Viti I botimit: 2017 -Faqe:304 - Autori:Chris Cleave
Peshë | 0.8 kg |
---|---|
Modeli | |
Lloji | |
Koha e dërgesës | |
Shteti | |
Prodhuesi |
Nuk ka ende komente
"*" indicates required fields
"*" indicates required fields