Ka libra që lindin nga një takim i shkurtër.Ky është rasti i “Dosjes H.”. Një ditë gushti më 1979,në Ankara,Ismail Kadareja njohu një amerikan,Albert Lordin,i cili i tha se kishte qenë në Shqipëri në vitet ‘30 me një bashkatdhetar të tij,Milman Parry,për të studiuar gjurmët e eposit homerik.Kërkimi i tyre:të përcaktojnë nëse Homeri ishte i vetmi autor apo shefi i një ekipi redaktorësh.Përfundimi i tyre priret drejt hipotezës së dytë.Biseda me Ismail Kadarenë nuk zgjati veç pesë minuta.Në atë kohë,një shqiptar,e aq më tepër jashtë vendit,nuk kishte të drejtë t’i drejtohej një të huaji.Nga këto pak minuta diskutimi do të lindë një roman,të cilin shkrimtari do ta shtjellojë pas kthimit të tij në atdhe.Në këtë roman,shkrimtari tregon lidhjet e tij shpirtërore me grekët e lashtë.Ai ka lindur tridhjetë kilometra larg Greqisë dhe peizazhi i vendit të tij i kujton aty-këtu mitet greke:rrënojat e teatrit të kështjellës e deri te lumenjtë që,siç thuhej,çonin në ferr. -Viti I botimit: 2005 -Faqe:200 - Autori:Ismail Kadare
Peshë | 0.8 kg |
---|---|
Modeli | |
Lloji | |
Koha e dërgesës | |
Shteti | |
Prodhuesi |
"*" indicates required fields
"*" indicates required fields