Kur Zhaklina e ndjek të dashurin e saj të hershëm të shkollës së mesme në universitetin e zgjedhur prej tij, gjëja e fundit që ajo pret, është që ata të ndahen në muajin e dytë të vitit të dytë..
Pas dy javësh të hutuara, ajo zgjohet në realitetin e saj të ri: është beqare, duke ndjekur një universitet shtetëror në vend të një konservatori muzike, e injoruar nga grupi i shokëve të mëparshëm dhe, për herë të parë në jetën e saj, po ngelte në një lëndë.Duke u larguar e vetme nga një festë, Zhaklina sulmohet nga një shok vëllazërie i ish-it të saj. E shpëtuar nga një i huaj që duket se gjendet në vendin e duhur e në çastin e duhur, ajo s'do gjë tjetër veçse ta harrojë atë sulm dhe atë natë, por, Lukasi, shpëtimtari i saj, është në të njëjtën klasë ekonomie me të. Ai skicon në një bllok dhe ia ngul sytë vazhdimisht. Shoqet e saj mendojnë se ai është kandidati i përkryer për ta bërë Zhaklinën të harrojë ish të dashurin e saj.
Viti: 2013
Faqe: 314
Autori: Tammara Webber
Peshë | 0.8 kg |
---|---|
Modeli | |
Lloji | |
Koha e dërgesës | |
Shteti | |
Prodhuesi |
Nuk ka ende komente
"*" indicates required fields
"*" indicates required fields