Sharlota ka një dyqan modern me fustane nusërie në Birmingam. Talenti dhe pasioni i saj më i madh është të përgatitë nuset për ditën e tyre më të lumtur, por, me afrimin e ditës së dasmës së saj, përse vallë nuk po gjen dot fustanin e përsosur për vete dhe nuk ndihet e sigurt për t’u martuar me Timin? Në një ankand, Sharlota blen një sënduk të vjetër, brenda të cilit gjen një fustan nusërie. Ai duket si i ri, perlat i shkëlqejnë dhe stili i tij nuk njeh kohë. Nga ka ardhur vallë? Kush e ka veshur më parë? Kush e saldoi drynin dhe futi pllakëzat e identifikimit në çantëzën e mëndafshtë? Kush e la në bodrum për një vajzë dhjetëvjeçare? Cili ishte burri misterioz me këmishë vjollcë, që këmbëngulte se fustani ishte “shitur”? Kërkimi i Sharlotës për rrënjët e atij fustani, nisi si një dëshirë për t’u shpërqendruar nga jeta e saj sentimentale. Nuk kaloi shumë dhe ajo u njoh me femrat që e kishin veshur atë: Emilia në vitin 1912, Meri Grejsi në vitin 1939 dhe Hillari në vitin 1968 -Viti I botimit: 2017 -Faqe:284 - Autori:Rachel Hauck
Peshë | 0.8 kg |
---|---|
Modeli | |
Lloji | |
Koha e dërgesës | |
Shteti | |
Prodhuesi |
Nuk ka ende komente
"*" indicates required fields
"*" indicates required fields