Të shkruash bindshëm për një epokë, të shkruash realisht dhe njëkohësisht bukur për të, është vërtet mision i vështirë, aq më tepër kur ajo epokë është përjetuar "de facto" nga qindra e mijëra njerëz, të cilët me praninë e tyre si pjesëmarrës direktë në zhvillimet e asaj periudhe, bëjnë që të jenë dëshmitarë okularë të kohës dhe ngjarjeve. Kësisoj, toleranca e lejuar e gabimit ndaj atij që shkruan, është minimale, për të mos thënë zero; ndërsa përgjegjësia profesionale dhe historike e shkruesit në maksimum e lartë. Ishin kohë të vrullshme e me plot ndodhi kolektive ato të dy dekadave të fundit të paraluftës dhe të luftës në Kosovë, kohë në të cilat aktet dhe sakrificat personale e kolektive renditeshin njëra pas tjetrës dhe për fat të keq, fatet e njerëzve gëlltiteshin nga makineria torturuese, vrasëse, shfarosëse e pushtetit serb. Nuk ka familje shqiptare në Kosovë që të mos ketë përjetuar ngjarje në të cilat janë atakuar direkt ndonjë a disa nga familjarët e saj, sikurse shumë të tjera ku është përfshirë mbarë familja. Nuk ka familje shqiptare në Kosovë që të mos ketë në historikun e saj peripeci përndjekjesh, keqtrajtimesh a burgosjesh, e deri në odisejada të vërteta nëpër të cilat kanë kaluar jo lehtë, e nga të cilat me shumë fat kanë mundur të shpëtojnë gjallë, ndërsa plot të tjerë e kanë paguar me jetën e tyre
Autori - Enver Mulliqi
Viti i botimit - 2021
Faqe - 265
Peshë | 0.8 kg |
---|---|
Modeli | |
Lloji | |
Koha e dërgesës | |
Shteti | |
Prodhuesi |
Nuk ka ende komente
"*" indicates required fields
"*" indicates required fields