Mars 1991. Thesar Lumi, banor në një nga qytezat pranë kryeqytetit, i hipën anijes në Durrës, bashkë me mijëra të tjerë, për t’u larguar drejt Italisë. Çastin e fundit ndërron mendje dhe zbret. Me këtë skenë nis ky libër, i pari në ciklin e romanëve të shkruar prej Kongolit në fillim të viteve ’90, që shënoi një sukses të jashtëzakonshëm brenda dhe jashtë vendit. Pse donte të ikte personazhi dhe përse zbriti?I botuar për herë të parë më se gjashtëmbëdhjetë vjet të shkuara, i përkthyer e i botuar deri tani në gjashtë gjuhë të huaja, ndër të cilat frëngjisht, gjermanisht, anglisht etj., ky libër sjell një tablo të papërsëritshme të jetës së përditshme në epokën e zymtë të diktaturës. Është një eksod tronditës në brendësi të qenies. -Viti I botimit: 2006 -Faqe:254 - Autori:Fatos Kongoli
Peshë | 0.8 kg |
---|---|
Modeli | |
Lloji | |
Koha e dërgesës | |
Shteti | |
Prodhuesi |
"*" indicates required fields
"*" indicates required fields