Në romanin "Im atë donte Adolfin", dhjetë vjetët e para pas Luftës së Dytë, pas kthesës së madhe historike shqiptare, kohë e fokusuar në rrëfimin romanor të Mehmet Krajës, artikulohen përmes një dioptrie të veçantë, ndryshe nga rrëfimi letrar i kësaj epoke në prozën tonë. Qëndrimi autorial ndaj historisë vjen si dehistorizim, përkatësisht si deepizim e si përmbysje e rendit, konvencës së etabluar, kryesisht përmes fatit ekzistencial të individit. Në frymën e postmodernizmit, autori vë në shërbim të narratorit shumësi përvojash poetike, me prirje sidomos drejt diskursit tregimtar, argumentues dhe dokumentar. Brenda harkut kohor dhjetëvjeçar të Atit, mbase 1945/1955, kohë e cila është e ngjeshur me fragmente të shkëputura pamjesh e bëmash, lexuesi bredh së bashku me Atin si nëpër një film të gjallë, ecën si nëpër një dokumentar neorealist. -Viti I botimit: 2013 -Faqe:190 - Autori:Mehmet Kraja
Peshë | 0.8 kg |
---|---|
Modeli | |
Lloji | |
Koha e dërgesës | |
Shteti | |
Prodhuesi |
Nuk ka ende komente
"*" indicates required fields
"*" indicates required fields