Diku, në një apartament luksoz, në një prej pallateve të larta më të reja të kryeqytetit ndodh një krim. Vrasësi është një gazetar, pronar i apartamentit, i cili, pas një bashkëjetese prej dy vjetësh, sapo është ndarë me mikeshën e tij, gjithashtu gazetare, drejtuese e një emisioni të përjavshëm televiziv me VIP-a. Romani zhvillohet në dy kohë. Koha reale janë dy javë të muajit korrik të vitit 2004, kur gazetari, në një gjendje psikike të rënduar, kryen aksidentalisht krimin. Koha tjetër përfshin jetën e këtij personazhi të ditëve tona, lindur tridhjetë e dy vjet të shkuara, në një apartament modest, në një pallat modest, në një lagje modeste të kryeqytetit. Një jetë e ndrydhur dhe e mbyllur në përmasat e një kutie shkrepësesh. Autori kërkon rrënjët e skizofrenisë kolektive, që ka shoqëruar dhe vazhdon të shoqërojë ecjen e shoqërisë së sotme shqiptare, veç të tjerash, edhe në përmasat e ndrydhura të hapësirave të saj të jetesës. -Viti I botimit: 2007 -Faqe:296 - Autori:Fatos Kongoli
Peshë | 0.8 kg |
---|---|
Modeli | |
Lloji | |
Koha e dërgesës | |
Shteti | |
Prodhuesi |
Nuk ka ende komente
"*" indicates required fields
"*" indicates required fields