U shkrua në mes të viteve 1599 dhe1601. Me pak fjalë: republikanët, të udhëhequr prej Brutit dhe Kasit, vrasin JulCezarin, diktatorin e Romës, dhe restaurojnë republikën. Mark Antoni me Oktavin, nipin e JulCezarit, i shtrëngojnë republikanët të ikin prej Rome dhe e dërrmojnë ushtrinë e tyre në betejën e “Filipit”; Kasi dhe Bruti, që të mos bien në duar të kundërshtarëve, vrasin veten njëri pas tjetrit; Republika Romane kthehet në diktaturë autokratike.Të gjitha ngjarjet dhe personat e dramës, me përjashtim të Lucit, shërbëtorit të Brutit, dhe të ca hollësive dhe anakronizmave pa rëndësi, janë kopjuar besnikërisht nga “Jetët Paralele” të Plutarkut, të përkthyera nga greqishtja në anglisht prej Northit, më 1579. Shekspiri nuk bëri tjetër veçse t’i dramatizonte, po i ka lidhur aq bukur, sa ka krijuar veprën teatrale më të fortë të botës. “Jul Cezari” i tij i shkurtër vlen më tepër se duzina vëllimesh mbi këtë temë prej historianësh të specializuar.
-Viti I botimit: 2005 -Faqe:167 - Autori:William Shakespeare
Peshë | 0.8 kg |
---|---|
Modeli | |
Lloji | |
Koha e dërgesës | |
Shteti | |
Prodhuesi |
Nuk ka ende komente
"*" indicates required fields
"*" indicates required fields