Klani i sorgumit te kuq i publikuar në vitin 1986, është romani i parë i Mo Yan dhe mbetet një nga librat e tij më të njohur. Shumë prej veprave të tij janë përkthyer në anglisht, italisht, japonisht, gjermanisht, rusisht, arabisht dhe shumë gjuhë të tjera të botës. Është një autor i njohur dhe me ndikim në fushën e letrave në botë dhe për herë të parë vjen në gjuhën shqipe i përkthyer drejtpërdrejt nga gjuha kineze. Mo Yan është nderuar me disa çmime brenda dhe jashtë Kinës, ku ndër më të rëndësishmit janë çmimi për letërsinë e huaj në Francë, "Laure Batailin", çmimi për letërsinë ndërkombëtare në Itali, "Nanino", çmimi për letërsinë aziatike në Japoni, çmimi për letërsinë në gjuhën kineze "Niuman" në SHBA, çmimi më i lartë për letërsi në Kinë, "Çmimi për letërsi Mao Dun" etj. Në vitin 2012, Mo Yan ishte fitues i Çmimit Nobel për Letërsi me motivacionin: "Me realizëm prej iluzionisti bashkon tregimet popullore, historinë dhe bashkëkohoren".
-Viti I botimit: 2016 -Faqe:544 - Autori:Mo Yan
Peshë | 0.8 kg |
---|---|
Modeli | |
Lloji | |
Koha e dërgesës | |
Shteti | |
Prodhuesi |
Nuk ka ende komente
"*" indicates required fields
"*" indicates required fields