Romani “Klithma e mbretëreshës Teutë” shquhet për një gjeturi artistike, përmes së cilës fryma e ndjeshmërisë lirike përcakton strukturën, figuracionin dhe stilin, duke dhënë situata dhe ngjarje që nga miti, gojëdhëna, historia e dokumentacioni, që prodhojnë fenomenin letrar dhe faktin estetik, madje edhe shëmbëlltyrën e personalitetit. Në kapitujt e këtij romani mbizotëron pasqyrimi dhe interpretimi i figurës së mbretëreshës Teutë në relacione të reja rrëfimore, sidomos nga një këndvështrim që i ndërton imazhet e domethënies kuptimore përbrenda praktikës së vet krijuese. Kjo është veçantia e tekstit narrativ. Në fakt, duke e funksionalizuar kontekstin e ri të perceptimit dhe karakterizimit të personazheve në rrjedhat e ngjarjes dhe të rrëfimit, Ajmone Sumaj Salihu, ndër të tjera, ka arritur të ofrojë një pikëshikim tjetër të figurës së mbretëreshës Teutë, madje një shpalosje të botës ilire përmes gërshetimit të elementeve poetiko-filozofike, të cilat rezultojnë si prurje interesante të kësaj tematike të shtjelluar… -Viti I botimit: 2016 -Faqe:368 - Autori:Ajmone Sumaj Salihu
Peshë | 0.8 kg |
---|---|
Lloji | |
Koha e dërgesës | |
Shteti | |
Prodhuesi |
Nuk ka ende komente
"*" indicates required fields
"*" indicates required fields