Romani “Krijesa të bukura” është një roman për të rinj dhe adoleshentë shkruar nga dy autore Kami Garcia dhe Margaret Peterson (Stohl), ai është libri i parë i sagës “Kronikat e Frymëtorëve”.“Krijesa të bukura” është botuar në 50 vende të botës dhe përkthyer në 39 gjuhë.
Etan Uejt është një djalosh shtatëmbëdhjetëvjeçar, që jeton në një qytezë të humbur e të mërzitshme amerikane me emrin Getlin dhe ëndrra e tij më e madhe është të largohet sa më shpejt që të jetë e mundur prej atij qyteti, ku nuk ndodh kurrë asgjë, ku njerëzit njohin njëri-tjetrin dhe historitë përkatëse njësoj si xhepat e tyre.Etani përndiqet në ëndrra e tij nga figura e një vajze që çuditërisht shumë shpejt do të materializohet në realitetit. Lina Dukein do të ndryshojë rrjedhën e jetës së Etanit, por dhe të të gjithë Getlinit provincial. Ajo është krejt ndryshe nga njerëzit e tjerë, është e pajisur me fuqi të mbinatyrshme, të cilat shpesh nuk arrin t’i kontrollojë.
Viti: 2013
Faqe: 570
Autori: Kami Garcia & Margaret Peters
Peshë | 0.8 kg |
---|---|
Modeli | |
Lloji | |
Koha e dërgesës | |
Shteti | |
Prodhuesi |
Nuk ka ende komente
"*" indicates required fields
"*" indicates required fields