Sa i madh ishte kontrasti mes atmosferës së konferencës së paqes të vitit 1919 dhe atyre kushteve, në të cilat u mblodh Kongresi i Vienës i vitit 1814. Në vitin 1814 aleatët fitimtarë zotëronin, faktikisht, gjithë Europën. Ata kishin mundësinë e plotë fizike që t'ia diktonin vullnetin e tyre gjithë botës. Në vitin 1919 rreziqet ishin shumë më të mëdha, ndërsa aleatët më të lodhur; krahinat e gjera dhc faktorët e jashtëzakonshëm mbeteshin jashtë kontrollit të tyre. Në vitin 1814, në një mjedis të bukur dhe solemn të mbledhjeve private, u mblodh grupi i aristokratëve, të cilët gjatë gjithë jetës kishin mësuar se si t'i drejtonin punët e shtetit e të diplomacisë, të lodhur deri në fund nga lufta dhe nga ndryshimet e papara; qëllimi i tyre ishte të rivendosnin e të forconin rendin tradicional shoqëror pas tronditjeve njëzetvjeçare. -Viti I botimit: 2006 -Faqe:292 - Autori:Winston Churchill
Peshë | 0.8 kg |
---|---|
Modeli | |
Lloji | |
Koha e dërgesës | |
Shteti | |
Prodhuesi |
Nuk ka ende komente
"*" indicates required fields
"*" indicates required fields