Përfytyroni sikur vendi në të cilin jetoni nis të ndryshojë. Përfytyroni si pa e vënë re, ky vend bëhet i rrezikshëm për disa njerëz, të cilët e kanë të pamundur të vazhdojnë të jetojnë më në të. Përfytyroni se për habinë tuaj, papritur zbuloni se babai juaj është njëri prej këtyre njerëzve. Kështu i ndodhi edhe Anës në Gjermaninë e vitit 1933. Ishte vetëm nëntë vjeçe. E zënë me mësimet nuk kishte si të vinte re parullat politike, me në ballë fytyrën e vrazhde e të rreptë të Adolf Hitlerit, njeriut që do të ndryshonte fatin e gjithë Evropës – duke filluar që nga fëmijëria e vet asaj. Papritur, Ana e pa se gjërat po lëviznin aq shpejt sa nuk po arrinte t’i kuptonte. Një ditë babai i saj u zhduk nga shtëpia në mënyrë të pashpjegueshme… Viti:2019 Faqe: 292 Autori: JUDITH KERR
Peshë | 0.8 kg |
---|---|
Modeli | |
Lloji | |
Koha e dërgesës | |
Shteti | |
Prodhuesi |
"*" indicates required fields
"*" indicates required fields