Një rrëfim ku kthehen sërish heronjtë e paharruar të romanit “Verbëria”.
Panik zgjedhor: në çastin e hapjes së kutive të votimit vërehet se tetëdhjetë e tre për qind e zgjedhësve kanë hedhur fletë të bardha. Në kryeqytet zotëron kaosi, qeveria bërtet me të madhe se po kurdiset një përbetim dhe shpall gjendjen e jashtëzakonshme, pushteti lëshohet me tërbim në gjuetinë e shtrigave dhe shtypi egërsohet kundër fajtorëve të caktuar. I vetëm mes panikut, një komisar policie përballon të vërtetën tronditëse...
Një roman mbi anët e errëta të pushtetit dhe një analizë e pamëshirshme e shoqërisë bashkëkohore. Por edhe një histori e dëshpëruar e jetës.
“Ky roman është një perlë e zgjuarsisë dhe humorit, të cilin do t’ua këshillonim të gjithëve për ta lexuar. Duke filluar nga politikanët e të gjithë krahëve.” -Viti I botimit: 2013 -Faqe:320 - Autori:Jose Saramago
Peshë | 0.8 kg |
---|---|
Modeli | |
Lloji | |
Koha e dërgesës | |
Shteti | |
Prodhuesi |
Nuk ka ende komente
"*" indicates required fields
"*" indicates required fields