Në dramën Masë për masë, Vinçencoja, Duka i Vjenës, bën të ditur se ka për qëllim të largohet nga qyteti me një mision diplomatik. Ai e lë qeverinë në duart e një gjykatësi të rreptë, Anxhelos. Klaudi, një oborrtar i ri, është fejuar (jozyrtarisht i martuar) me Zhulietën.
Në atë kohë martesat duhet të shpalleshin në kishë që më përpara. Për shkak se nuk kishin para, Klaudi dhe Zhulieta nuk i zbatuan të gjitha detajet. Teknikisht, nuk ishin ndjekur të gjitha formalitetet për një martesë civile dhe për këtë arsye një gjykatës i rreptë mund të jepte verdiktin se ata nuk ishin ligjërisht të martuar. Anxheloja, si personifikim i ligjit, vendos të zbatojë vendimin që kurvëria dënohet me vdekje dhe, meqenëse ai nuk pranon vlefshmërinë e martesës, Klaudi dënohet me ekzekutim. Miku i Klaudit, Luci, i bën një vizitë motrës së Klaudit, Izabelës, që po përgatitet për tu bërë murgeshë, dhe i kërkon që të ndërhyjë tek Anxheloja në emër të Klaudit
-Viti I botimit: 2013 -Faqe:192 – Autori:William Shakespeare
Nuk ka ende komente.