"Mbreti Lir" është një tragjedi me pesë akte nga Uilliam Shekspir, e interpretuar në vitet 1605 - 1606 dhe e botuar në vitin 1608. Një nga tragjeditë më të mira, pjesa përshkohet nga pesimizmi dhe nihilizmi, gjë që e bën atë një vepër të preferuar të shekullit XX. Mbreti i moshuar Lir vendos ta ndajë mbretërinë ndërmjet tri vajzave të tij, duke i caktuar secilës një pjesë, në përpjestim të drejtë me elokuencën e deklaratës së tyre të dashurisë. Hipokritet Gonerila dhe Regana bëjnë deklarata të mëdha dhe shpërblehen për to; Kordelja, bija më e vogël, e cila e do me të vërtetë Lirin, nuk pranon të flasë në mënyrë të pasinqertë për të vërtetuar dashurinë e vet dhe asaj i hiqet trashëgimia. Dy motrat më të mëdha e përqeshin Lirin dhe nuk e mbajnë premtimin e tyre se do ta mbështesin. I dëbuar, mbreti kalon në çmenduri dhe endet lart e poshtë i shoqëruar nga Loloja i tij besnik. -Viti I botimit: 2011 -Faqe:240 - Autori:William Shakespeare
Peshë | 0.8 kg |
---|---|
Modeli | |
Lloji | |
Koha e dërgesës | |
Shteti | |
Prodhuesi |
Nuk ka ende komente
"*" indicates required fields
"*" indicates required fields