Ernest K.shkrimtar dhe studiues i krijimitarisë popullore shqiptare,gjendet i përfshirë në një situatë të çuditshme të formimit dhe ngritjes së një kënge popullore.Shkrimtarin e kanë ftuar të shohë ngjizjen e një kënge, që një miku i vet malësor ia kushton gruas të së vëllait të vdekur, pikërisht se ajo ishte sjellë si heroinë duke vrarë një burrë që kërkonte t’i merrte nderin,ai kërkon të shohë përtej legjendës,kërkon të gjejë të vërtetën që gjendjet pas patosit dhe epikës së kësaj kënge.Cili është mëkati që kërkojnë të mbulojnë?Dhe kjo gjë do ta bëjë të mendojë për qenësinë dhe vërtetësinë e legjendave të “Rozafës” dhe të “Kostandinit e Doruntinës”.Vërtet Rozafa u muros e gjallë për të mbajtur në këmbë kështjellën? Vërtet Kostandini e martoi të motrën larg për hir të miqësisë dhe i dha besën se do ta sillte sa herë që nëna të kish nevojë? Shkrimtari tashmë rrëmon në ndërgjegjen kolektive të popullit për të dhënë një këndvështrim tjetër nga ai që jemi mësuar të shohim prej shekujsh.
Viti: 2016
Faqe: 158
Autori: Virgjil Muci
Peshë | 0.8 kg |
---|---|
Modeli | |
Lloji | |
Koha e dërgesës | |
Shteti | |
Prodhuesi |
Nuk ka ende komente
"*" indicates required fields
"*" indicates required fields