“Ne jemi pafundësi” i autorit amerikan Stephen Chbosky është romani i tij i parë,
Botuar më 1999, është romani që rrëfen rritjen e njeriut, kalimin dhe përballimin e fazës së vështirë të adoleshencës, periudhës kur njeriu ndeshet me vështirësitë e para të jetës, kur fillon të formojë karakterin, mënyrat e përballjes me të tjerët dhe veten, shqetësimet e ndryshme të personalitetit që mund të shpien në degradimin shpirtëror dhe moral të të rinjve.“Ne jemi pafundësi” është historia e Çarlit, një djaloshi 14-15 vjeçar në vitet ’90-të, i ndrojtur, introvers, shumë më i zgjuar për moshën që ka, e megjithatë ai mbetet në hije e mënjanohet nga shoqëria. Subjekti dhe historia zhvillohen në formë epistolare, Çarli i shkruan letra një të panjohuri, letra në të cilat i rrëfen për jetën e vet, të familjes dhe shokëve që e rrethojnë. Në përballjet e tij me drogën, me dhunën, me emargjinalizimin, bashkëudhëtare do t’i jenë muzika, librat, kinemaja.
Viti: 2013
Faqe: 244
Autori: Stephen Chbosky
Peshë | 0.8 kg |
---|---|
Modeli | |
Lloji | |
Koha e dërgesës | |
Shteti | |
Prodhuesi |
Nuk ka ende komente
"*" indicates required fields
"*" indicates required fields