Kryevepra e viteve të fundit të krijimtarisë së shkrimtarit John Steinbeck. Një roman ambicioz, i cili është njëherazi një sagë familjare dhe një ritregim modern i zanafillës. Në ditarin e tij, Steinbeck e ka cilësuar librin “Në Lindje të Edenit” si librin e tij të pare dhe është e vërtetë që ky libër mbart fuqinë fillestare dhe thjeshtësinë e një miti. Ngjarjet zhvillohen në luginën e Salinasit, në Kaliforni dhe romani ndjek dhe zbulon jetën dhe fatet e dy familjeve: Tresk dhe Hemillton, brezat e të cilave duket sikur risjellin në skenë rënien e Adamit dhe të Eves dhe rivalitetin e hidhur të Kainit dhe Abelit. Personazhe që i mbijetojnë çdo kohe me tematikat e tyre: identitete të mistershme, dashuri të pashpjegueshme dhe pasoja vdekatare prej mungesës së dashurisë. -Viti I botimit: 2018 -Faqe:680 – Autori:John Steinbeck
Nuk ka ende komente.