Tri gjëra që duhet të dini për Xheni Morrisin: Ajo nuk mund të zhvillojë asnjë bisedë pa folur edhe për detajet më të parëndësishme, sidomos kur është në siklet. Askush nuk e vë atë më shumë në siklet, sesa Kuin Salivani. Ajo nuk di të thurë me shtiza. Pasi ndahet nga i dashuri, humbet shtëpinë dhe punën në të njëjtën ditë, Xheni Morrisi pret e friksuar se ç’fatkeqësi tjetër i ka rezervuar fati. Kuin Salivani, me nofkën “Zoti Bukurosh”, i dëshmon të gjitha këto ngjarje dhe shfaqet në jetën e saj si një e papritur tepër e bukur për të qenë e vërtetë. Gjëja e fundit që mund të presë prej tij, është një ofertë, të cilën ajo nuk mund ta refuzojë... Një romancë e bukur që përvijohet nga një humor i hollë dhe pasion i zjarrtë. “Neandertali kërkon njeriun” është romani i parë i serisë së librave “Grupi i punës me shtiza”. -Viti I botimit: 2016 -Faqe:378 - Autori:Penny Reid
Peshë | 0.8 kg |
---|---|
Modeli | |
Lloji | |
Koha e dërgesës | |
Shteti | |
Prodhuesi |
Nuk ka ende komente
"*" indicates required fields
"*" indicates required fields