… O Zot, na jep fuqi për t’u shërbyer njerëzve kudo në botë, atyre që jetojnë dhe vdesin nga varfëria dhe uria. Nëpërmjet duarve tona jepu atyre bukën e përditshme, jepu paqen, gëzimin dhe mirëkuptimin tonë. O Zot, më jep fuqi t’u jap paqen, të sjell dashuri atje ku ka urrejtje, të sjell frymën e pajtimit atje ku ka gabime, të sjell harmoninë atje ku ka mosmarrëveshje, të sjell të vërtetën atje ku ka gabime, të sjell besimin atje ku ka dyshime, të sjell shpresë atje ku ka dëshpërim... O Zot, sillu lumturi të tjerëve më shumë se mua! O Zot, na drejto në rrugën e paqes, gëzimit, dashurisë, bashkimit sepse për këtë erdhi Jezus Krishti; për të vërtetuar këtë dashuri. Zoti e deshi aq shumë botën dhe për këtë dërgoi tek ne djalin e tij, për të sjellë lajmin e gëzimit. Ai kërkon që ta duam njëri-tjetrin, ashtu siç na do ai ne. Ne nuk jemi vetëm një numër në këtë botë… Fjalimi i Nënë Terezës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Viti: 2010 Faqe: 295 Autori: MEHMET GEZHILLI
Peshë | 0.8 kg |
---|---|
Modeli | |
Lloji | |
Koha e dërgesës | |
Shteti | |
Prodhuesi |
Nuk ka ende komente
"*" indicates required fields
"*" indicates required fields