"Portret grupi me një zonjë" të mban frymën pezull falë historisë së një prej personazheve më intrigues, të autorit nobelist: tërheqëses, sensuales, dhe enigmatikes Leni Pfaifer.Leni nuk e kupton më botën, dyshon edhe nëse e ka kuptuar ndonjëherë; ajo nuk e kupton armiqësinë e mjedisit rrethues, nuk e kupton se përse njerëzit janë kaq të ligj me të apo kundrejt saj, ajo nuk ka bërë asgjë të keqe, kundër tyre jo e jo; kohët e fundit, kur, e detyruar, del nga shtëpia për të bërë blerjet e nevojshme, ajo bëhet shumë shpesh objekt talljesh; shprehjet si “paçavure” dhe “dyshek i qelbur” janë nga më të butat.Një rrëfim me tensione të forta morale, me një aftësi të rrallë për të kaluar nga tragjikja te groteskja e pastaj te lirikja.Vetë Hajnrih Bël, konsiderohet si një prej shkrimtarëve gjermanë më të spikatur, që u përpoqën të ballafaqohen, me kujtesën e luftës, me nazizmin dhe Holokaustin, si edhe me ndjenjat përkatëse të fajit.
Viti: 2015
Faqe: 421
Autori: Henri Boll
Peshë | 0.8 kg |
---|---|
Modeli | |
Lloji | |
Koha e dërgesës | |
Shteti | |
Prodhuesi |
"*" indicates required fields
"*" indicates required fields