Të gjitha ngjarjet e përditshme,deklarimet e Këshillit të Sigurimit,ose të NATO-s,nisja e aeroplanmbajtëseve,bombardimet,masakrat,shpërnguljet,merrnin aty për aty një zi sipërane,dendësoheshin brenda një ngrehe,që ngjante e mbinatyrshme,si në teatrin antik,por që s’ishte veçse pjellë e jetës sonë.Kështu,përpara syve të gjithë botës,popullit shqiptar i ra për pjesë të përjetojë një nga zezonat e rralla që kanë tronditur këtë planet.Që nga lozhat e tyre,të tjerët e ndoqën me javë e me muaj krusmën e tij.Shumica,me dhembje e brengë,disa me shpërfillje e të tjerë,më të paktë,me cinizëm.Kështu,e panë si u godit me sëpatë,si u shkul nga themelet,si u rrëzua e si u ngrit prapë duke iu marrë këmbët nga ai tmerr.Këto shënime japin ngjarje të përditshme,gjatë këtyre dhjetë muajve.Ato janë lënda e një drame të shpërbërë,ose më mirë gurët e saj.I përket lexuesit që,gjatë leximit,t’i bashkojë në mendjen e tij,për të ndërtuar ai vetë katedralen e një vuajtjeje.
-Viti I botimit: 2003 -Faqe:293 – Autori:Ismail Kadare
Nuk ka ende komente.