Romani "Rrathë" u botua në vitin 1978. Punoi rreth pesëmbëdhjetë vjet me këtë tekst, që e konsideronte si veprën e tij kryesore e ku do të përcillte në mënyrë letrare djalërinë e përjetuar në Shqipëri, si dhe ngjarjet revolucionare dhe ndryshimet shoqërore në kohën e komunizmit. Paraqet veprën e parë të madhe në prozën e Martin Camajt, i cili atëherë ishte bërë i njohur si lirik. Edhe pse më vonë u botuan prej tij vepra të tjera në prozë, romani "Rrathë" është vepra e tij më e vëllimshme në këtë zhanër letrar. Vëmendje të veçantë ai i ka kushtuar këtu sidomos organizmit gjuhësor, duke pasur si qëllim të vet që me këtë roman të tregojë potencialin e shqipes si gjuhë letrare moderne.Këtu bënin pjesë, sipas tij, krahas shfrytëzimit në mënyrë kreative të mundësive të fjalëformimit në gjuhën shqipe, edhe pasurimi i saj me material gjuhësor dialektikor, përkatësisht duke marrë parasysh përdorimin e fjalëve dhe të stilit të autorëve të mëhershëm, kryesisht të atyre gegë.
-Viti I botimit: 2012 -Faqe:494 - Autori:Martin Camaj
Peshë | 0.8 kg |
---|---|
Modeli | |
Lloji | |
Koha e dërgesës | |
Shteti | |
Prodhuesi |
Nuk ka ende komente
"*" indicates required fields
"*" indicates required fields