Si t'i joshim gratë, titulli i origjinalit Come si seducono le donne, doli në dritë në vitin 1916 dhe përbën pa dyshim suksesin më të madh editorial të Marinetti-t: është ribotuar dy herë në të gjallë të autorit dhe disa herë pas vdekjes. Teksti ka formën e një traktati autobiografik mbi artin dashuror dhe lexohet me kënaqësi falë ironisë dhe frymës groteske me të cilën rrëfehen bëmat e këtij donzhuani futurist.
Shkruar përpara se autori të nisej vullnetar në front dhe korrigjuar gjatë një periudhe konvaleshence në Spitalin ushtarak të Udines, Si t'i joshim gratë tallet me estetikën dannunziane të "vatrës familjare" e më në përgjithësi me sentimentalizmin mikroborgjez, pa e fshehur megjithatë atë soj përbuzjeje mizogjine që kish karakterizuar një tekst tjetër marinettian: "Contro l'amore e il parlamentarismo".
Më shumë se një objekti, gruaja sipas Marinetti-n i ngjan një makine të aftë të ndezë fantazinë erotike... atë futuriste merret vesh! Gratë intelektuale të kohës, disa prej të cilave mbështetëse të zjarrta të lëvizjes futuriste, nuk vonuan t'i përgjigjen nga faqet e shtyp "Është e çuditshme sesi mendjet e reja futuriste, kaq të apasionuara pas çdo progresi, të ndehura nga vullneti për të ardhmen që pritet të begatojë gjithçka mban në vete farë të re energjie rinovuese, mund të pohojnë se gruaja do të mbetet pas, i mohojnë asaj të drejtën për të qenë në lartësinë e kohës!
"Gruaja është dhe do të mbetet gjithnjë budallaqe!" Ky pohim i prerë (...) s'duket si i shqiptuar nga burra që mburren se janë në pararojë të reformave dhe idealeve për një të ardhme më të mirë njerëzore. Porse gratë buzëqeshin. Në heshtje të frytshme ato mprehin inteligjencën, përgatiten të maten me burrat miopë dhe ndoshta – kush e di – edhe t'ua heqin nga duart monopolin e inteligjencës!" -Viti I botimit: 2010 -Faqe:136 – Autori:Filippo Tommaso Marinetti
Peshë | 0.8 kg |
---|
Nuk ka ende komente
"*" indicates required fields
"*" indicates required fields