Alisia Bakëll është gruaja 44 – vjeçare e një menaxheri simpatik reklamash. Ata kanë dy fëmijë adoleshentë. Alisia është një dramaturge e zhgënjyer dhe mësuese teatri me kohë të pjesshme. Ajo po përballet me “një lloj boshllëku ekzistencial, të pashtershëm”, për të cilin autorja Melanie Gideon shkroi librin e saj të parë, autobiografik, The Slippery Year. E mërzitur, pak a shumë e pakënaqur me jetën dhe në prag të “vitit të saj kritik”, i cili shënon moshën kur nëna e saj vdiq, Alisia vendos të marrë pjesë në një sondazh online mbi martesën në shekullin XXI. Me përdoruesin “Gruaja 22”, ajo zbulon se anonimiteti është çlirues. Nga ana tjetër, ajo fillon të ndiejë gjëra që nuk duhet t’i ndiejë për studiuesin i cili po bën sondazhin, gjëra që ka kohë që nuk i ndien. Ai jo vetëm që i bën pyetje për të cilat i shoqi, Uilliami, nuk shqetësohet më, por edhe lexon me vëmendje përgjigjet e saj. Historia shpaloset nëpërmjet statuseve në Facebook, kërkimeve në Google.
-Viti I botimit: 2013 -Faqe:410 – Autori:Melanie Gideon
Nuk ka ende komente.