Ngjarjet e rrëfyera në vëllimin “Tregime të rinisë” nuk janë të vërteta, por edhe mund të ndodhin. Ndonëse të shkëputura dhe të lexueshme jashtë radhe, ato kanë një lidhje mes tyre: personazhin Majk (Majkëll, Mikel), i cili shfaqet herë si protagonist, herë si antagonist e herë si kalimtar i rastit.
Tregimet flasin për përplasje këndvështrimesh mes të rinjve dhe më të rriturve, mes të pasurve dhe më të varfërve, mes ëndërrimtarëve dhe atyre me këmbë në tokë.
Zhvillohen në një periudhë ende të pasunduar plotësisht nga teknologjia, kohë kur ekzistonte bashkëbisedimi dhe kontakti mes njerëzve. Gjuha dhe stili i përdorur në këtë libër është i thjesht dhe i zakonshëm, si jeta e shumicës prej lexuesve. Nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, për të përshkruar ngjarje të thjeshta.
Viti: 2019
Faqe: 122
Autori: Alion Caci
Peshë | 0.8 kg |
---|---|
Modeli | |
Lloji | |
Koha e dërgesës | |
Shteti | |
Prodhuesi |
Nuk ka ende komente
"*" indicates required fields
"*" indicates required fields