Teksa qytetet e Besias dhe Karanit po shkatërrohen në një luftë vdekjeprurëse mes qytetarëve të tyre, Fiderbët dhe Verrotët, Geri Hop, i cili ka humbur të atin, jeton me dhembjen e sëmundjes së të ëmës, e destinuar të vdesë për shkak të mungesës së barnave mjekësore. I vetmi që mund ta shpëtojë është shamani plak Bandeo Gropius, që jeton në ishullin e magjepsur të Hunias, i cili është dhe molla e sherrit mes dy popujve. Fshehurazi, Geri niset drejt ishullit dhe kështu, për të, zë fill një udhëtim gjatë të cilit do të zbulojë vende, ndjenja dhe të vërteta të panjohura. Geri Hop është një djalosh 13-vjeçar, tepër i guximshëm dhe i zellshëm, por mbi të gjitha ka shumë dëshirë të ndihmojë njerëzit që ka për zemër. Takimi me Alinën, një vajzë të re nga fisi i Fiderbëve, do ta ndihmojë të ndryshojë këndvështrimin e tij për botën. Dy fëmijët, të destinuar për tu njohur për shkak të urrejtjes, shpejt do të gjenden si shokë udhëtimi dhe, në fund, do të bëhen miq për kokë.. -Viti I botimit: 2018 -Faqe:208 - Autori:Moony Witcher
Peshë | 0.8 kg |
---|---|
Modeli | |
Lloji | |
Koha e dërgesës | |
Shteti | |
Prodhuesi |
Nuk ka ende komente
"*" indicates required fields
"*" indicates required fields