Xhorxhi është 14 vjeç dhe bën një jetë të qetë. Por një ditë ai gjen një letër që babai ia kishte shkruar përpara se të vdiste, kur Xhorxhi ishte i vogël, të cilën e kishte fshehur në karrocën e tij të fëmijërisë, me qëllim që i biri ta gjente kur të rritej. Në këtë letër bababi, tregon historinë e Vajzës me portokalle, të cilën e kishte takuar rastësisht në një tramvaj në Oslo.
Ata këmbejnë shikime të shpejta. Pas disa minutave, djaloshi mendon se vajzës është duke i rënë qesja e madhe me portokalle. Ai lëshohet drejt saj, por që të gjitha portokallet përfundojnë në dyshemenë e tramvajit. Vajza i thotë se ai është torollak, ajo zbret në stacionin e rradhës, e pyet nëse mund të marrë një portokall dhe djaloshi pranon.
Kalojnë disa javë dhe që të dy ritakohen në një kafene. Edhe këtë radhë vajza mban një qese të madhe plot me portokalle. Për një minutë të vetme ata shohin njëri-tjetrin. Pastaj, me një lëvizje tërë hijeshi, ajo çohet dhe del nga kafeneja, me qesen e madhe me portokalle në duar. Ai e sheh me lot në sy. Të dy, deri atë moment, kanë shkëmbyer vetëm disa fjalë.
-Viti I botimit: 2004 -Faqe:160 - Autori:Jostein Gaarder
Peshë | 0.8 kg |
---|---|
Modeli | |
Lloji | |
Koha e dërgesës | |
Shteti | |
Prodhuesi |
Nuk ka ende komente
"*" indicates required fields
"*" indicates required fields