Vetëvlerësimi është siguria e brendshme e vlerave që mbartim, ndërgjegjia e të qenit një qenie e pashoqe, një njeri me pika të forta e kufij. Vetëvlerësimi lidhet fortë me perceptimin që kemi ndaj vetes. Që nga lindja e deri në moshën 6 vjeçare, fëmijët krijojnë një imazh rreth vetes, duke i vëzhguar e duke i dëgjuar prindërit. Por një nga shtyllat më të forta të krijimit të këtij imazhi është krenaria ose zhgënjimi që shohin ose dëgjojnë tek prindërit: sepse vetëvlerësimi është ajo flakëz që regëtin thellë në sytë e një vogëlushi, kur e ëma ose i ati e lëvdojnë ose i tregojnë se i ka kënaqur pa masë. Ky libër analizon zhvillimin e vetëvlerësimit tek fëmijët 0 – 6 vjeç dhe u sugjeron prindërve disa sjellje pedagogjike për ta ndihmuar këtë zhvillim. Viti:2012 Faqe: 96 Autori: DANIELLE LAPORTE
Peshë | 0.8 kg |
---|---|
Modeli | |
Lloji | |
Koha e dërgesës | |
Shteti | |
Prodhuesi |
Nuk ka ende komente
"*" indicates required fields
"*" indicates required fields