Në zyrat e kryeministrisë gjendet i vdekur një punonjës i rëndësishëm. Është një vdekje e natyrshme apo një vrasje me shumë pikëpyetje nga pas. Kush është fajtori? Këtë enigmë duhet ta zgjidhë Beti Duka këshilltarja e re për kulturën e ngarkuar me misionin e dyfishtë për të hetuar mbi këto dyshime. Një udhëtim marramendës nëpër Ballkan ku kufijtë e padukshëm të të fshehtave zgjerohen drejt një misteri edhe më të madh e të ndërlikuar. Në një histori të munguar të gjinisë së thrillerit në prozën shqipe, ky libër e pasuron këtë gjini duke e çuar në një nivel tepër bashkëkohor. -Viti I botimit: 2018 -Faqe:300 – Autori:Diana Culi
Nuk ka ende komente.