HISTORI
Po shfaqet përfundimi i vetëm
-
HISTORI, LIBRA, Librari
Shpikja e mesjetes
Medievistika shqiptare mund të ndahet në tre faza, duke marrë shkas nga pohimi i Arkilokut, “dhelpra di shumë gjëra, por iriqi di një të madhe”, të cilin filozofi Isaiah Berlin e përdori në mënyrë figurative në esenë “Iriqi dhe dhelpra” për t’i grupuar mendimtarët në kategorinë e atyre që orbitojnë rreth një vizioni apo sistemi qendror dhe të atyre që ndjekin shumë objektiva, nganjëherë edhe kontradiktore.
Gjysma e parë e shek. XX, meqënëse ka zhvillime pluraliste, me kontradikta, objektiva e përfundime të ndryshme, përkon me “fazën e dhelprës”. Gjysma e dytë e të njëjtit shekull, deri në rënien e regjimit, meqënëse zhvillohet sipas një modeli qendror të standardizuar, i ngurtë deri në masën e të vetmit të toleruar, përkon me “fazën e iriqit”.
Periudha aktuale – jashtë dualizmit të Berlinit, por brenda të njëjtit arsyetim figurativ – meqënëse zhvillohet në kushte pluralizmi ku njëkohësisht nuk hiqet dorë nga ngrutësia e një model – standardi ose nga pretendimi se riinterpretimi, i prezantuar si shtresë makijazhi, duhet të jetë standardi i ri dhe i vetëm, është “faza e kameleonit”: hapësirë e reduktuar (ushqimi), një aftësi e vetme, por me trajta të ndryshme kromatike (sipërfaqësore).
Autori: Doan Dani
Faqe: 534
Viti:2016
SKU: PM_YBI5MWC6