Autorja e këtij romani Mikesha Gjeniale, Elena Ferrante, konsiderohet si shkrimtarja bashkëkohore më me ndikim në letërsinë e ditëve tona.Një roman jashtëzakonisht aktual pasi, ndër të tjera, rrëfen jetën e mundimshme dhe të pashpresë të shtresave popullore në një vend të varfër, I cili kontrollohet gjithmonë e më shumë nga klanet mafioze. Çdo aspekt I historisë tingëllon i parë, i përjetuar: dhuna në familje (midis prindërve, nga prindërit te fëmijët), zhvlerësimi i gruas dhe i aftësive të saj, stërlodhja e përditshmërisë, pamundësia për të gjetur një punë me pagë dinjitoze, vështirësia për të arritur në fund të muajit, zhytja në borxhe, mpleksja e pazgjidhshme e ndjenjave me interesin, pafuqia e dashurisë pa kushte, mendjemadhësia boshe e padronëve të rinj, dhuna e të sapopasuruarve mbi të varfërit, shpresat për të vënë pasuri shpejt e pa punë dhe smira kundrejt atyre që kanë arritur të shkëputen nga llumi i origjinës.
Viti: 2016
Faqe: 384
Autori: Elena Ferrante
Nuk ka ende komente.