Kur u botua për herë të parë “Breznitë e Hankonatëve” bënte pjesë në një përmbledhje me tregime e novela me titullin e përbashkët “Emblema e dikurshme” që kishte 17 shkrime. Njëri prej tyre, në trajtë reportazhi, që synonte të jepte “historinë a kronikën e një uzine”. Nëntitulli i parë i reportazhit ishte “Bërthamë për një libër”. Duke e shtrirë më tej përfundonte te mendimi se: “Çdo shkrim duhet konsideruar si bërthama e një libri të ardhshëm dhe çdo libër si bërthama e librave të tjerë”. Për t’iu përmbajtur këtij detyrimi për shkrimtarin do të thoshte premtim për krijimtarinë e tij kur u botua për së dyti përmbledhja “ Emblema e dikurshme” kishte gjashtë shkrime më pak. Prej tyre tashmë kishte dale një libër i ardhshëm,“Ura me tri harqe”,dhe një novelë e re,“Nëpunësi i pallatit të ëndrrave”.
Nuk ka ende komente.