Në këtë përmbledhje janë fotografuar momente të ndryshme të politikës, etikës, moralit, fesë, mediave etj. të shoqërisë shqiptare gjatë këtij tranzicioni të përhershëm. Në trajtimin e çështjeve, autori ka zgjedhur si model të tijin të preferuar mendimin kritik. Me anë të mendimit kritik autori analizon dhe vlerëson informacionet, duke na dhënë një mënyrë për të mësuar zgjidhjen e problemeve të jetës. Falë përvojës së tij si pedagog, i specializuar në shkencat e komunikimit, nëpërmjet mendimit kritik ai bazohet në përpjekjen për të marrë vendime të paanshme, ku vlerat themelore janë: qartësia, rregulli, saktësia dhe provat. Duke u bazuar në rezultatet e fundit të psikologjisë konjitive edhe Bakalli, si shumë edukatorë modernë, mendon se është më e dobishme (sidomos për studentët), të praktikojmë një mënyrë të menduari kritike sesa të mësojmë përmendësh një sasi të madhe informacionesh. Ai e sheh mendimin kritik si aftësi konjitive: të proceseve të njohjes së kuptuar funksionalisht.
Viti: 2018
Faqe: 344
Autori: Gilman Bakalli
Nuk ka ende komente.