"Nuk duhet të fle" është duke u kthyer në një film të rëndësishëm, i prodhuar nga Ridley Scott, me Nicole Kidman dhe Colin Firth.Pasi i ka mbijetuar një aksidenti, Kristina është e sëmurë me një formë amnezie për shkak së të cilës ajo mund të mbajë mend vetëm çfarë i ndodh në 24 orët e fundit. Çdo mëngjes ajo zgjohet në padije mbi rrethanat e jetës së saj dhe i duhet të mësojë gjithçka nga e para: kush është burri që i fle pranë, ku jetojnë, kanë apo jo fëmijë.Romani merr formën e një ditari që Kristina e mban edhe falë inkurajimit dhe ndihmës së doktor Nashit, i cili, fshehurazi të shoqit të Kristinës, ka filluar të interesohet për sëmundjen e saj. Ditari e ndihmon Kristinën të zbulojë gjëra që ajo ka harruar, si p.sh., që dikur ka shkruar një roman.I shoqi ia ka fshehur këtë. Pse? Çfarë tjetër fsheh ai? Vallë ia ka fshehur ai këtë thjesht që ajo të mos mërzitet apo ka arsye të tjera, më të thella? E pse duhet t'i besojë ajo doktor Nashit në vend që t'i besojë bashkëshortit?
Viti: 2013
Faqe: 340
Autori: S J Watson
Peshë | 0.8 kg |
---|---|
Modeli | |
Lloji | |
Koha e dërgesës | |
Shteti | |
Prodhuesi |
"*" indicates required fields
"*" indicates required fields