Elisa Dutoni i friket përjetimit të festave të fundvitit. Para tri vitesh, mësoi se i shoqi e tradhtonte me shoqen e saj të ngushtë. Pas divorcit, ajo mbeti e vetme, trokë dhe e mbushur me pasiguri për jetën. Një ditë nëntori, i afrohet një i panjohur. Në të vërtetë, jo edhe aq i panjohur, sepse ajo e kishte parë edhe më herët në godinën ku punonte, por nuk ishin takuar asnjëherë. Ai i bën Elisës një propozim: për tetë javët në vijim – deri në vigjiljen e Krishtlindjes – ata duhet të shtiren sikur janë çift. Gjithashtu, i panjohuri ka përpiluar edhe një kontratë: 1. Nuk lejohen pyetjet shumë personale. 2. Nuk lejohen skenat. 3. Askush nuk duhet ta dijë të vërtetën. 4. Kontrata përfundon në vigjilje të Krishtlindjes. Elisa e vetmuar habitet edhe vetë kur e pranon propozimin e tij. -Viti I botimit: 2016 -Faqe:216 – Autori:Richard Paul Evans
Nuk ka ende komente.