Timoni është një athinas fisnik, i pasur dhe bujar. Ai shtron një gosti të madhe, ku marrin pjesë pothuajse të gjitha personazhet kryesore.Timoni jep para pa u kursyer dhe të gjithë duan ta kënaqin që të marrin sa më shumë para, përveç Apemantit, një filozof i vrazhdë, cinizmin e të cilit Timoni nuk e vlerëson. Ai pranon vepra arti nga Poeti dhe Piktori dhe një brilant nga Argjendari, por në fund të aktit I, ai ia jep brilantin një miku tjetër. Shërbëtori i Timonit, Lucili, ka qenë duke iu vardisur vajzës së një athinasi plak. Ky i fundit është zemëruar, por Timoni i paguan atij tri talenta, në këmbim të lejes që çifti të martohet.Timonit i thonë se miku i tij, Ventidi, ndodhet në burg për borxhe. Ai dërgon para për të paguar borxhin e Ventidit dhe ai lirohet e merr pjesë në gosti. Timoni mban një fjalim për vlerën e miqësisë. Të ftuarit zbaviten nga loja me maska, që ndiqet më pas nga vallëzimet. Ndërsa gostisë i vjen fundi, Timoni vazhdon tu ndajë dhurata miqve të vet.
-Viti I botimit: 2013 -Faqe:184 – Autori:William Shakespeare
Nuk ka ende komente.