Fusha e Kosovës nën zhegun përvëlues kishte një dritë të tepërt që të trembte. Nën atë ndriçim ndodhnin lëvizjet e trupave që ata nuk i kuptonin mirë. Dëgjuan britmat e ngadhënjimit që erdhën nga shatorja e kryekomandantit kur qendra e turqve nisi të epej si një hark nën trysninë e të krishterëve. Britmat u përsëritën disa here ata e kishin të vështirë të kapnin atë që ndodhte. Me sytë e lodhur nga drita përpiqeshin të ndiqnin lëvizjen e flamurëve me kryq që çanin si pykë midis atyre me gjysmë hënë. Një rapsod i vjetër boshnjak natën e mëparshme kishte thënë se askush s'duhet të pijë para betejës madje as princat. Britmat nga tenda e princ Llazarit gjëmuan prapë, kur një grumbull kalorësish serbë parakaluan furishëm përpara tij.Kur ushtarët rendën përbri tyre rapsodët e kuptuan arsyen e brohoritjes: këmbët e kuajve ishin plot mjaltë e oriz të ngjitur çka dëshmonte se ushtria e krishterë e kishte çarë kaq keq ushtrinë turke. -Viti I botimit: 2005 -Faqe:89 - Autori:Ismail Kadare
Peshë | 0.8 kg |
---|---|
Modeli | |
Lloji | |
Koha e dërgesës | |
Shteti | |
Prodhuesi |
Nuk ka ende komente
"*" indicates required fields
"*" indicates required fields